Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Arrestohen vëllezërit e arratisur në Prizren

Dy vëllezërit me inicialet F. S dhe B. S të cilët ishin në arrati që një muaj janë arrestuar nga ana e policisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Rajonit të Prizrenit, dy vëllezërit dyshohen për veprat penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe vrasje në tentativë.

Ata sipas policisë janë dorëzuar në polici me vetë dëshire.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës e më pas është informuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit  të ndalën nën masën e arrestit policor.

Ngjarja kishte ndodhur më 20 qershor, në mesnatë dy grupe rivale patën shkëmbyer gjuajtje me armë zjarri me ç’rast në vendin e ngjarjes ishte gjetur një pistoletë dhe nga tre të dyshuarit ishte paraqitur në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

I dyshuari  sipas njoftimit të policisë të datës 26 qershor, e ka dorëzuar një pistoletë me tre fishekë e  cila dyshohet të jetë përdor në incident.

I dyshuari ishte intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ishte ndaluar nën masën e arrestit.

Policia pati njoftuar në lidhje me arratisjen e dy të dyshuarve të arrestuar sot.