Arrestohen tre persona për vjedhje të rëndë në Hajvali

Dje rreth orës 03:00 nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, janë arrestuar tre person të dyshuar për vjedhje të rëndë të ndodhur, në një lokal në Hajvali.

Policia ka njoftuar se reagimi dhe grumbullimi i shpejtë i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që menjëherë pas raportimit të rastit, të arrestohen personat e dyshuar, njëri prej tyre i moshës së mitur.

Të arrestuarit për vjedhje të rëndë, A.P, 16 vjeçar, M.K, 29 vjeçar dhe L.K 19 vjeçar dyshohet që në bashkëveprim me forcë të kenë depërtuar në brendinë e një lokali dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë të parave.

“Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia.