Ilustrim

Arrestohen tre persona për vjedhje të derivateve në një veturë

Tre persona të dyshuar janë arrestuar mbrëmë nga policia në Fushë- Kosovë për një vjedhje të rëndë në tentativë.

Policia ka sqaruar se të dyshuarit, në veturën e ankuesit kanë vjedhur derivatet.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, një maskë, një kaçavidë, një palë dorëza dhe një bateri.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.