Arrestohen themeluesit e grupit 'Radari' në Viber

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë janë ndaluar dy persona të dyshuar, të cilët kanë krijuar një grup në Viber për vendodhjen e policisë.

Sipas policisë në të ishin të antarësuar rreth 7000 persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë.

Rasti ka dodhur dje rreth orës 16:00 dhe policia thotë se nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy telefona të mençur dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në grupin e krijuar në Viber, lajmërohen se ku ka radar, ku ka kontrolle e ku janë fshehur policia.

Përmes të gjitha njoftimeve që jepen e merren në grupin  e quajtur “Radari”, shofërët ndalojnë shpejtësinë dhe u shmangen radareve dhe gjobitjeve nga ana e policisë.

https://kallxo.com/14-mine-kosovare-ne-grupin-e-radarit-ku-tregohet-se-ku-gjenden-policia/

.