Shiritat e KEK-ut në Obiliq - Foto: KALLXO.com

Arrestohen të Dyshuarit për Vjedhje të Qymyrit

Sipas një komunikate të policisë mbrëmë janë arrestuar tre persona në zonën e KEK-ut për vjedhje të qymyrit.

“Rasti ka ndodhur, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, ku tre personat e dyshuar, kanë mbushur një kamionetë me  thëngjill dhe të njëjtit derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes janë arrestuar nga ana e policisë,” sqaron komunikata.

Policia njofton se të arrestuar  janë B.G. 37 vjeç, B.M., 22 vjeç dhe A.M., 19 vjeç.

Arrestimi i të dyshuarve për vjedhje të qymyrit ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në Fshatin Marash të Obiliqit.

Të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh, ndërsa ata janë të njohur për policinë.

Sipas komunikatës, B.G., B.M., dhe A.M. janë arrestuar në mbi 40 raste për vjedhje, vjedhje të rëndë e grabitje.

Një proces gjyqësor për vjedhje të qymyrit është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave.

http://kallxo.com/vjedhesit-e-dyshuar-te-qymyrit-kundershtojne-aktakuzen/