Arrestohen të Dyshuarit për Vjedhje të Iphone-ve

Policia në Gjilan ka arrestuar dy persona që dje dyshohet se vodhën dy iphone 6 dhe një iphone 5.

Sipas policisë, të dyshuarit me inicialet R. I dhe L. M. Kishin hyrë me forcë dje në një shtëpi ku kishin vjedhur dy iphone 6 ngjyrë argjendi, një iphone 5 me ngjyrë të zezë, një portofol femrash dhe një byzylyk dore.

Policia bën me dije se ka intervistuar të dyshuarit në stacionin Policor të Gjilanit në praninë e mbrojtësve të tyre dhe ka gjetur mjete të forta-kaçavida me të cilat të dyshuarit kanë depërtuar brenda shtëpisë.

Policia tregoi se ka gjetur te të dyshuarit portofolin dhe byzylykun e vjedhur të cilat u janë kthyer pronarëve.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

KALLXO.com ka shkruar edhe për vjedhje tjera.

http://kallxo.com/dyshohet-per-30-vjedhje-ndalohet-per-48-ore/

http://kallxo.com/u-konfiskohen-8-mije-euro-te-dyshuarve-per-vjedhje/