Arrestohen shtetasit e Serbisë, hynë ilegalisht në Kosovë

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar dje në fshatin Metergovc të Podujevës dy të dyshuar, shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit me automjetin e tyre furgon kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Në automjet kishte të ngarkuar 50 kg mjaltë dhe 11 litra raki.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si kalim i paautorizuar i kufirit