Hotel Grand - FOTO: Naim Krasniqi - KALLXO

Arrestohen personat që ftuan pensionistët të aplikojnë për pensione nga Serbia

Dy persona janë arrestuar pasi që kishin bërë thirje publike që pensionistët kontributpagues të para luftës në Kosovë të paraqiten në katin e tretë në Hotelin “Grand” për të aplikuar në mënyrë që të marrin pensionet nga Fondi Pensional i Kosovës në Serbi.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për KALLXO.com, Policia e Kosovës.

“Dje, më 23.07.2019, nën dyshimin për përfshirjen në veprat penale ,,mashtrim” dhe ,,bashkryerja”, janë arrestuar dy të dyshuar: H.K.1953, m.k.sh dhe I.Sh. 1953, m.k.sh., që të dy janë me akt-vendim të prokurorit, pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në përgjigjen e Policisë.

KALLXO.com ka raportuar dje se një numër i madh i pensionistëve nga  Kosova i’a kanë mësyrë hotelit Grand për të trokitur në derën numër 306 në katin e tretë.

Ata mendonin se aty mund të aplikojnë për të marrë pensionet nga kontributet e tyre të paraluftës të cilat tashmë janë në Serbi.

Disa nga pensionistët kishin aplikuar duke paguar shumën prej 51 eurove për aplikim por një numër tjetër ishte kthyer mbrapa pasi që i gjithë ky organizim ju ishte dukur i dyshimtë.

https://kallxo.com/pensionistet-dyshojne-se-jane-mashtruar-me-mundesi-te-marrjes-se-pensionit-nga-serbia/?fbclid=IëAR1CzOuNvMFdËQX03_lëuk_GrUEmmOiX_9FGeR_5Y-VSDsZmxOikxLp_huA