Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Arrestohen për mosrespektim të urdhrave të policisë

Policia ka njoftuar përmes raportit të saj ditor se dje janë arrestuar dy persona për pengim të personave zyrtarë në kryerje të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skender Rexhepi” në Klinë.

Sipas raportit, dy të arrestuarit nuk i kanë respektuar urdhrat  e zyrtarëve policorë.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të sulmeve ndaj personave zyrtarë.