Arrestohen Pasi Tentuan të Vidhnin në Market

Tre persona janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje në një market.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10, në Gjakovë.

Sipas raportit ditor të policisë, të dyshuarit janë shtetas të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarve të cilën e kishin me qira, është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit, të tre janë dërguar në mbajtje.