Foto: Ilustrim

Arrestohen pasi policia ju gjen fotografi të marihuanës në telefon

Gjetja e disa fotografive në telefon ku shihet një sasi e marihuanës ishte arsyeja e arrestimit të një gruaje dhe një burri në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, nga të dyshuarit janë konfiskuar dy telefona celulare, pasi që të njëjtit nga hetuesit janë zbuluar se janë fotografi në telefon ku shihen sasi të marihuanës.

Me vendim të prokurorit, në lidhje me këtë rast është kryer bastisje në një lokacion por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.