Ilustrim

Arrestohen hajnat e grabitësit e Vushtrrisë

Policia ka shkatrruar një rrjet të hajnave e grabitësve të Vushtrrisë. Sipas njoftimit tre të arrestuarit janw të dyshuar për përfshirje në një grabitje dhe pesë raste të vjedhjeve të rënda.

Në raportin zyrtarë të policisë thuhet se këto raste janë raportuar muaj më parë në rajonin e Vushtrrisë.

Në cilësinë e provave materiale, hetuesit policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të arit në vlerë prej 2 mijë euro, ku pas procedurave, u janë kthyer pronarëve legjitim.

Për dy nga të dyshuarit, B. K, 18 vjeçar, dhe G. M, 17  vjeçar,  pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit, është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari G. H, 17 vjeçar është liruar për në procedurë të rregullt.