ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Arrestohen Gjashtë të Kërkuar nga Gjykatat

Në raportin 24 orësh policia bën me dije se ka arrestuar gjshtë të kërkuar nga gjykatat.

Arrestimet janë bërë në komunat Prishtinë, Podujevë e Drenas.

Sipas policisë, nga tre të arrestuarit me urdhër të gjykatës në Prishtinë, dy janë dërguar në Burgun e Lipjanit, ndërsa personi tjetër është dërguar në Burgun e Dubravës.

Në Burgun e Dubravës janë dërguar edhe i arrestuari në Katunisht të Podujevës dhe dy të arrestuarit në Komunën e Drenasit.