Foto: Ilustrim

Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë, u përfshin në rrahje

Gjatë ditës së djeshme gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale lëndim i lehtë trupor.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Prishtinë ndërsa të dyshuarit ishin përfshirë në një rrahje.

Të njëjtit pas arrestimit janë intervistuar ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 24 orë ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.