Ilustrim

Arrestohen dy të mitur për grabitje me armë në Fushë Kosovë

Në rrugën e “Dardanisë” në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të moshës së mitur.

Të njëjtit kishin hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe me anë të kërcënimit të armës i kishin kërkuar para dhe pastaj kishin dëmtuar edhe shtëpinë.

Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.