Foto: Ilustrim

Arrestohen dy të mitur, dyshohen për vjedhje të pajisjeve muzikore

Policia ka arrestuar dy persona të mitur si të dyshuar në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Në lagjen “Dardani” në Gjilan lidhur me vjedhjen e ditës së djeshme, Policia ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë dy të mitur, të cilët kishin vjedhur pajisje muzikore nga një person tjetër.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuari janë dërguar në mbajtje, ndërsa pajisjet i janë kthyer pronarit.