Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të lopës

Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me dy të dyshuar vozitësin dhe pasagjerin të cilët kishin ngarkesë në kamion një lopë, të cilën kanë deklaruar se e kanë blerë nga një person i panjohur.

Kjo punë hetimore është zhvilluar nga Policia e Kosovës pasi një grua serbe në fshatin Gorazhdec, në Pejë kishte raportuar se me forcë nga shtalla e saj i janë vjedhur tri gjedhe.

“Me vendimin e prokurorit, dy personat e dyshuar pas arrestimit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.