Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në zonën e thëngjillit në KEK

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të dyshuar në zonën e KEK-ut.

Sipas policisë, personat janë arrestuar derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kishin dëmtuar (prerë).

Vlerësohet se dëmet materiale janë të larta.

Policia tha se janë arrestuar N.B. (25 vjeç) dhe A.R. (35 vjeç).

Atyre u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, dhe me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia njofton se “personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë për vjedhje e vjedhje të rënda.