Foto Ilustruese kortezi nga Nils Hamerlinck/Flickr

Arrestohen dy shtetase të Shqipërisë për prostitucion në Ferizaj

Policia ka arrestuar dy gra të dyshuara, të dyja shtetase të Shqipërisë, për marrje me prostitucion në Kosovë.

Arrestimi sipas policisë është bërë në rrugën “At Nik Prela” në Ferizaj, disa ditë më parë.

Sipas policisë, arrestimi erdhi pas  një urdhërese nga Gjykata Themelore e cila ishte për veprën penale blerje të simuluar të ndonjë sendi si dhe urdhër kontroll të një lokali në Ferizaj.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve i ngritët fletëparaqitje për kundërvajtje, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.