Arrestohen dy persona për marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Krushë të Madhë të Rahovecit  për posedim të marihuanës.

Sipas policisë, njësia patrullues kishte vërejtur se te dyshuarit përmes dritares se veturës së tyre kishte hedhur diçka të dyshimtë dhe gjatë kontrollit të te dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një cigare substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.5 gram dhe një mulli për bluarje.

Policia po ashtu thotë se pas  intervistimit , me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:45