Ilustrim

Arrestohen dy persona për kontrabandë me mallra

Një person në Leposaviq është shoqëruar mbrëmë në polici për transport ilegal të drunjëve.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është zënë duke transportuar me kamionin e tij, dru pa dokumentacion përcjellës.

Drunjtë janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari për këtë rast është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe një person tjetër është arrestuar mbrëmë për kontrabandë me mallra në Muqivërc.

Sipas njoftimit, një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar disa korniza të metalta për të cilat nuk posedonte dokumentacion përcjellës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.