Ilustrim

Arrestohen dy persona për falsifikim të patentë shoferit

Dje rreth orës 16:30, janë arrestuar dy persona të dyshuar në Kamenicë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, të dyshuarit janë pajisur me patentë shofer të Republikës së Kosovës duke përdorur patentë shoferin e një shteti tjetër, të cilët dyshohet se janë të falsifikuara,

Policia ka njoftuar se të dyshuarin e kanë pranuar se kanë bërë pagesa për t’u pajisur me patentë shofer të huaj.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.