Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy persona në kufi me Serbinë, tentuan t’i kalojnë ilegalisht dy të mitura

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë është raportuar se gjatë kontrollimit dhe legjitimimit të udhëtarëve të një autobusi, dy udhëtare të mitura kanë rezultuar pa dokumentacion valid dhe pa përcjellje.

Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar edhe dy personat e dyshuar meshkuj shqiptar, ku njëri ishte shtetas i Kosovës ndërsa tjetri shtetas i Serbisë, të cilët ishin përgjegjës të kalimit ilegal të kufirit.

Policia ka bërë të ditur se dy viktimat janë intervistuar në prani të prindërve, avokatit mbrojtës dhe të prokurorit, kurse dy të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.