Arrestohen dy persona lidhur me shembjen e hotelit që i mori jetën mitrovicasit

Punëdhënësi dhe punëkryesi i renovimeve në hotelin ‘Adriatik’ janë arrestuar.

Kjo pasi gjatë këtyre renovimeve, sot rreth orës 17 është shembur një pjesë e këtij hoteli duke e ngujuar një punëtor që po punonte aty.

Pas 6 orësh kërkimi, 27 vjeçari nga Mitrovica u gjet i vdekur nën rrënoja.

Pas kësaj, prokurorja Fetije Bajrami Shala tha për KALLXO.com se i ka dërguar në mbajtje personat përgjegjës.

“Tani para 15 min është nxjerr trupi dhe është konstatuar pa shenja jeta, janë interevistuar 3 dëshmitar, dhe dy të dyshuar janë derguar ne mbajtje, punë dhënësi dhe pune kryresi “,tha  Fetije Bajrami Shala.