Foto: Ilustrim

Arrestohen duke tentuar të vjedhin bateri dhe derivate

Një vjedhje në tentativë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Zonën Industriale Shirokë të Suharekës.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët brenda në një depo.

Polica ka persona e dyshuar ka konfiskuar një veturë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.