Foto: Ilustrim

Arrestohen dhe Lirohen Dy të Dyshuar Për Therje me Thikë

Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për therjen e një personi tjetër

Me anë të raportit ditor, policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Lipjan, dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht me thikë një person tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.