Arrestohen 4 persona, tentuan të hyjnë me dhunë në QKUK

Janë arrestuar katër burra të cilët duke tentuar të hyjnë me dhunë brenda në objekt në QKUK kanë sulmuar punëtorin e sigurimit.

Siç njofton policia, gjatë intervenimit dy zyrtarë policorë dhe dy prej të dyshuarave kanë pësuar lëndime të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në orën 21:30.

“Katër personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit, lirohen në procedurë të rregullt”, njofton PK.