ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohen 3 persona, dyshohen për 19 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë

Në Prishtinë mbrëmë janë arrestuar tre persona, dy prej tyre 18 vjeçar dhe një i moshës së mitur, të dyshuar për përfshirje në 19 raste të vjedhjeve të rënda në rajonin e Prishtinës.

Arrestimi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30,  në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në këtë rast janë sekuestruar një çantë me gjësende si maskë, doreza, kaçavida, dhe thika.

19 rastet e vjedhjeve të rënda, për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se  janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, në markete, kopshte fëmijësh,  lokale, kryesisht në zonën e  rajonit të Prishtinës.

Të arrestuarit, G.C, 18 vjeçar, K.A, 18 vjeçar, F.B, 17 vjeçar me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.

“Lidhur me rastet e njëjta, hetuesit kanë arritur të identifikojnë edhe dy persona të tjerë të dyshuar që aktualisht ndodhen në arrati”, njofton Policia.