Arrestimet në Deçan Nxisin Polemika Tërmkolli- Rashiq në Kuvend

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së ka miratuar kërkesën e deputetëve- anëtarë të këtij komisioni që zyrtarë të Agjencisë të vijnë të raportojnë për kërcënimet eventuale me sulme terroriste në Kosovë.

Miratimit të propozimit i parapriu një debat i ashpër ndërmjet anëtarëve të Komisionit Melihate Tërmkolli dhe Nenad Rashiq.

Që në fillim të mbledhjes, deputetja Tërmkolli kërkoi që anëtarët e këtij komisioni të mbahen të informuar për gjendjen e sigurisë në Kosovës.

Madje ajo tha se “shpesh po dezinformohemi” për situatën.

Deputeti nga komuniteti serb Nenad Rashiq kërkoi që “ndonjë drejtor i AKI-së” të vijë të raportojë në Komision për atë se si të parandalohen ngjarjet si ajo e arrestimit të katër personave në afërsi të Manastirit të Deçanit.

http://kallxo.com/prokuroria-dy-nga-te-arrestuarit-e-decanit-lidhje-me-isis/

Por Tërmkolli nuk u pajtua me ndërlidhjen që Rashiq u bëri këtyre arrestimeve.

“Nenad mos i politizoni gjanat, siç u bë prej ministrit për Deçanin, mos të prejudikojmë. Në vend që të kemi sqarim të situatës po kemi pshtjellim. Mos të prejudikojmë as për Deçanin as për të tjerat. Nuk është fjala këtu siguria veç te serbët, ne flasim për sigurinë në Kosovën në përgjithesi”, tha Tërmkolli.

Ky i fundit reagoi ndaj deklaratës së Tërmkollit.

“Edhe unë fola për sigurinë në Kosovë. Ato që i thash vetëm i mora si shembuj, në mënyrë që t’i ndihmojmë kësaj agjencie të funksionojë sa ma mirë”, tha Nenad Rashiq.