Foto: Ilustrim

Arrestim për Vrasjen e Dyfishtë në Malishevë

Pas vrasjes së dy vëllezërve sot në Plloqicë të Malishevës, është arrestuar një person.

Lajmin për arrestimin e bëri të ditur për KALLXO.com prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Agron Matjani.

Matjani tha se i arrestuari me inicialet B. M. është po nga fshati Plloqicë.

KALLXO.com shkroi sot në mëngjes për vrasjen e Sh. M dhe B. M. në këtë fshat, ndërsa policia njoftoi po në mëngjes se ende nuk i di motivet e vrasjes.

http://kallxo.com/policia-dy-vellezer-te-vrare-ne-plloqice-te-malisheves/

KALLXO.com gjatë ditës mësoi se njëri nga të vrarët është pjesëtar i FSK-së.