Foto-ilustrim | Foto: Policia e Kosovës

Arrestim për Tentim-Vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës me anë të një komunikate bën të ditur se mbrëmë është arrestuar njëzet e shtatë vjeçi me inicialet H.S., për tentim vrasje.

Sipas policisë H.S. tentoi ta vrasë 28 vjeçin me inicialet L.Sh., duke e qëlluar me armë zjarri.

Policia në komunikatë tregon se i plagosuri është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa është konfiskuar një pistoletë e tipit “Ekol Special” e kalibrit 9 milimetra, si dhe një karikator i saj me 3 fishekë.

Pistoleta dhe karikatori me fishekë do të ekzaminohen për të konstatuar nëse me këtë armë është kryer plagosja.

Të arrestuarit për plagosje i është caktuar ndalimi policor.

Në Prishtinë në shtator ndodhi një përleshje mes disa reperëve ku u përdorën edhe armë, ndërsa u plagos Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy”.

http://kallxo.com/operohet-noizy-hiqet-nje-plumb/

Edhe dy persona tjerë u plagosën afër parkut të Prishtinës në gusht, ndërsa më pas vdiqën në QKUK.

http://kallxo.com/vdes-edhe-i-plagosuri-tjeter-te-parku/