Arrest Shtëpiak për Togerin e Policisë

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj zyrtarit policor B.Z., i arrestuar të premten, ndërsa noteri A.S. është liruar në procedurë të rregullt, pasi që ndaj tij prokuroria nuk ka kërkuar masë sigurie.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Asdren Hoxha, avokati i togerit të policisë.

Zyrtari policor dhe noteri janë arrestuar në Viti nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe falsifikimi i dokumenteve të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Avokati Hoxha ka paralajmëruar ankesë ndaj masës së arrestit shtëpiak të caktuar ndaj klientit të tij sepse konsideron se “nuk ka vend për asnjë masë sigurie”.

http://kallxo.com/arrestohen-tre-police-dhe-nje-noter/