Gjykimi për bastoret ilegale - Foto: KALLXO.com

Arrest shtëpiak për 6 të dyshuarit për bastoret në Gjakovë

Gjyqtarja e procedurës paraprake Ilirjana Hoti ka vendosur lidhur me propozimin e prokurorit duke caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj gjashtë të dyshuarve.

Në këtë rast të dyshuarit janë I.B., B.M., V.P., A.Sh., J.B., B.S., të cilët dyshohen për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në aktvendimin e Gjykatës së Gjakovës thuhet se të pandehurve mund t’u lejohet largimi nga lokalet ku mbahet arresti shtëpiak kur kjo është e domosdoshme për çështjen e tyre shëndetësore, por kjo është e mundshme vetëm me dijeninë e Gjykatës dhe Policisë.

Po ashtu, në vendimin e Gjykatës theksohet se nëse të pandehurit nuk e respektojnë këtë masë, atëherë ndaj tyre Gjykata mund të caktojë paraburgimin, si mase për praninë e tyre në procedurë.

Sot gjatë ditës prokurori Nazmi Krasniqi ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj gjashtë të pandehurve.

https://kallxo.com/prokurori-kerkon-arrest-shtepiak-ndaj-te-dyshuarve-per-bastet-ilegale-ne-gjakove/

KALLXO.com ka raportuar për aksionin në Gjakovë.

https://kallxo.com/foto-policia-mbyll-lokalet-e-dyshuara-per-bastore-ne-gjakove/

www.kallxo.com