Rrethojat e një burgu - Foto: REL/Shutterstock
Arratisja e të dyshuarit, arrestohen dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues
Dy punëtorë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë arrestuar nën dyshimin se e kanë mundësuar arratisjen e një të dyshuari nga QKUK.
Sot në orët e para të mëngjesit, KALLXO.com ka raportuar se një i paraburgosur me inicialet A. K., i cili ishte duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike të ShSKUK-së, është arratisur.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dyshuari ishte nën masën e paraburgimit për veprën penale, tentim vrasje.
KALLXO.com mëson se i arratisuri ishte i dyshuar për tentim vrasje të menaxherit të On Records, Met Elshani.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Të arrestuarit janë F.Sh, 53 vjeçar dhe R.Z, 42 vjeçar.
https://kallxo.com/i-arratisuri-nga-qkuk-i-dyshuar-per-tentim-vrasje-te-met-elshanit/