Arratiset një i paraburgosur nga spitali, ndalohen dy zyrtarë korrektues
24.5.2019 - 09:42
I paraburgosuri me inicialet A.K, i cili ishte duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike të SHSKUK-së, është arratisur orët e para të mëngjesit të sotëm.
A. K ishte në vuajtje të dënimit për tentim vrasje.
“I njëjti ishte nën masën e paraburgimit për Veprën Penale, tentim vrasje”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Për këtë rast SHKK ka njoftuar Policinë e Kosovës, ndërsa dy zyrtarë korrektues janë ndaluar.
“SHKK po ballafaqohet çdoherë me raste të ngjashme , si shkak i mungesës se dhomave të sigurta për trajtimin e të burgosurve dhe të paraburgosurve në SHSKUK”, thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar javët e fundit për tre të burgosur të cilët kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve që kanë pasur