Arratisen dy të burgosur nga Dubrava, arrestohen dy oficerë korrektues

Dy oficerë korrektues të Kosovës janë arrestuar në Burgun e Dubravës pas arrestisjes së dy të burgosurve.

Të burgosurit e arratisur njëri është shtetas i Kosovës e tjetri shqiptar i Maqedonisë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00.

“Janë arrestuar dy oficerë korrektues në Burgun e Dubravës, pasi që dyshohet se të njëjtit nuk e kanë bërë përcjelljen e dy të burgosurve, të cilët kanë arritur që të arratisen nga burgu. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti po cilësohet si arratisje e personave të privuar nga liria.