Arkitektja kosovare shpërblehet në Universitetin e Graz-it për projektin për transformimin e ndërtesës ‘Gërmia’

Arkitektja, Donikë Luzhnica është shpërblyer me vendin e tretë për diplomën më të mirë të vitit në Universitetin e Grazit të Austrisë.

Luzhnica vendin e tretë e ka zënë me projektin e transformimit të objektit “GERMIA” në muze dhe qendër të artit.

Lajmin e ka bërë të ditur arkitektja, Eliza Hoxha, përmes një postimi në Facebook.

“Arkitektja kosovare Donikë Luzhnica e shpërblyer me vendin e tretë për diplomën më të mirë të vitit në TU GRAZ, Austri, me projektin e transformimit të objektit GERMIA në muze dhe qendër të artit. Është një studim dhe propozim që i kishte shërby komunës me kuptu reagimin tonë për këtë objekt e ma së shumti me kuptu vlerën e objektit të cilin e keni reduktuar vetëm në një fasadë. Shnet! Të dua Donqe!”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Foto: Atdhe Mulla