Arkady Babchenko në konferencën për shtyp, Foto: BBC/Reuters

Arkady Babchenko, gazetari rus 'i vrarë' është gjallë

Gazetari rus, Arkady Babchenko, i raportuar gjerësisht se është vrarë në Kiev të martën, është bërë i gjallë në një konferencë për shtyp, raporton BBC.

Në një zhvillim të jashtëzakonshëm, kritiku i profilit të lartë i Kremlinit u shfaq në televizionin ukrainas.

Kreu i shërbimit të sigurimit të Ukrainës u tha gazetarëve se “vrasja” ishte organizuar pasi Ukraina mësoi për një komplot rus për të vrarë gazetarin.

Vasyl Hrytsak tha se vrasja ishte “e urdhëruar nga shërbimet e sigurisë ruse”.

Kishte gulçime dhe duartrokitje kur Babchenko hyri në sallën e konferencës për shtyp të mërkurën. Ai falënderoi shërbimet e sigurisë ukrainase për shpëtimin e jetës së tij.

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se ishte e lumtur që Babchenko ishte gjallë.

Zëdhënësja Maria Zakharova tha se vrasja u krye për “efekt propagandistik”, njoftoi agjencia e lajmeve ‘Interfax’ në Rusi.

http://kallxo.com/vritet-ne-kiev-gazetari-rus-kritik-i-kremlinit/

“Kërkoj falje të veçantë gruas time”, tha ai në konferencën për shtyp. Nuk ka qenë e qartë nëse ajo ishte informuar për komplotin.

U raportua se gazetari u gjet nga gruaja e tij i mbuluar me gjak në hyrje të bllokut të banesës së tij, që u qëllua disa herë në shpinë dhe vdiq në një ambulancë. Nuk ishte menjëherë e qartë se si saktësisht u krye vrasja.

Policia tha se ata kishin bërë një arrestim në lidhje me operacionin e jashtëzakonshëm.

Një kritik i mirënjohur i Kremlinit, Babchenko qëndroi në zgjedhjet jozyrtare të organizuara nga opozita në vitin 2012 dhe denoncoi veprimet e Rusisë në Siri dhe në Ukrainën Lindore.

Ai iku nga Rusia në vitin 2017, pasi mori kërcënime me vdekje për një postim që ai bëri në mediat sociale.