Foto: Avni Arifi/Facebook

Arifi: Taksa ndaj Serbisë nuk ka lidhje me raportin tonë me ShBA-në

Shefi i kabinetit të kryeminsitrit Haradinaj, Avni Arifi ka thënë se populli i Kosovës gjithmonë do të jetë i rreshtuar në rreshtin e popujve të lirë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arifi ka qenë pjesëmarrës në takimin që është zhvilluar sot me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së ShBA-së, John Erath dhe Brad Berkley, së bashku me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeminsitrin Haradinaj.

“Ky rreshtim kurrë as nuk ka qenë e as nuk do të jetë për shkak të ndonjë lideri lokal e as subjekt i definimit të miqësisë nga lider lokal”, ka shkruar Arfi në Facebook.

Ai ka shtuar se besimi i popullit të Kosovës buron nga besimi në demokracinë dhe lirinë e ShBA-së dhe vlerat për të cilat ky shtet qëndron dhe lufton me shekuj.

“Tarifa ndaj shtetit Serb asnjë lidhje nuk e ka me raportin tonë karshi ShBA-së”, ka përfunduar ai.

https://kallxo.com/haradinaj-ne-takim-me-amerikanet-kosova-eshte-e-vendosur-per-tregti-te-lire-brenda-ballkanit-perendimor/

https://kallxo.com/thaci-pas-takimit-me-zyrtaret-amerikane-me-cdo-kusht-do-ti-ruajme-marredheniet-me-shba-ne/

www.kallxo.com