Avni Arifi, shefi i delegacionit kosovar në bisedimet teknike me serbinë. Foto: Avni Arifi/Facebook

Arifi- Mogherinit: Nuk reaguat asnjëherë kur Serbia shkelte marrëveshjet

Avni Arifi, shefi i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Bashkimit Europian që Qeveria e Kosovës ta tërheqë vendimin për taksën doganore ndaj Serbisë.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ka thënë se BE-ja ishte gjithmonë e informuar për shkeljet e marrëveshjeve që Serbia i ka bërë por se nuk ka reaguar asnjëherë.

“BE ishte plotësisht e informuar se si Serbia shkelte të gjitha marrëveshjet. Dëshiroj që Mogherini të ishte e shqetësuar kur delegacioni i Kosovës e njoftoi atë dhe kërkoi mbështetje. Për fat të keq, asgjë nuk ndodhi. Përkundrazi, gjërat u përkeqësuan”, ka shkruar Arifi.

Ai po ashtu ka publikuar edhe një letër që i ka dërguar zyrës së saj në muajin maj të këtij viti si shefi i delegacionit të Kosovës.

Gazeta “Jeta në Kosovë” muaj më parë kishte siguruar këtë letër:

Avni Arifi e kushtëzon dialogun me Serbinë me zgjidhjen e çështjes së energjisë

KALLXO.com ka raportuar në vazhdim në lidhje me taksën e vendosur nga ana e Qeverisë prej 100% për produktet serbe dhe boshnjake:

https://kallxo.com/bashkimi-europian-i-kerkon-kosoves-ta-revokoje-menjehere-vendimin-per-taksen-ndaj-produkteve-serbe/

https://kallxo.com/hahn-kosova-te-terheqe-menjehere-taksen-100-ndaj-mallrave-serbe-e-boshnjake/

https://kallxo.com/pozita-dhe-opozita-mirepresin-vendimin-e-takses-100-ndaj-produkteve-serbe/

https://kallxo.com/qeveria-rrit-taksen-ndaj-produkteve-serbe/

www.kallxo.com