Arifi i dorëzon kredencialet kryeministrit dhe zëvendëspresidentit të Emirateve të Bashkuara

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, i ka dorëzuar letrat kredenciale kryeministrit dhe zëvendëspresidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtari i Emirit të Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum

Sipas një njoftimi, Arifi i ka përcjellë Shkëlqesisë së Tij konsideratat më të larta dhe mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës për ndihmën e vazhdueshme të EBA dhënë Republikës së Kosovës.

Ambasadori i Kosovës gjithashtu ka shprehur përkushtimin e parezervë për të dhënë kontributin në forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.