Foto: Ardian Gjini, Facebook

Ardian Gjini: Qeveria Nuk ka Kredibilitet për Demarkacionin me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka shprehur këtë javë synimin që në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel ta propozojë demarkacionin e kufirit me Serbinë si një nga temat e diskutimeve, por kjo ide po kundërshtohet nga opozita e vendit.

Ardian Gjini, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për KALLXO.com se qeverisë aktuale i mungon kredibilieti për t’u marrë me këtë temë.

AAK është partia më e zëshme në kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Propozimi i Edita Tahirit i bërë të martën erdhi në një kohë kur një marrëveshje për demarkacion të kufirit me një shtet tjetër fqinj, Malin e Zi, nuk është ratifikuar ende për shkak të kundërshtimeve të opozitës.

http://kallxo.com/nje-demarkacion-i-ri-pa-u-kryer-i-vjetri/

Opozita pretendon se me këtë marrëveshje të nënshkruar në gusht të kaluar nga ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të Kosovës e Malit të Zi, Kosova i humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

“Kjo qeveri e ka dëshmuar që nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet për t’u marrë me këto tema. Nuk ka kohë dhe nuk do të arrijë që të bisedojë”, tha Gjini duke iu referuar kërkesës së partive opozitare për dorëheqjen e qeverisë.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, bashkë me marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë bllokuar punën e Kuvendit gjatë tërë sesionit vjeshtor dhe ndërsa mbështetësit e opozutës shpesh kanë dalë në rrugë për të protestuar.

http://kallxo.com/kosova-e-do-demarkacionin-me-serbine-ne-2016/