Kulla e Sylejman Vokshit

Ardian Gjini: Është mashtrim që po cënohet kulla e Sylejman Vokshit

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal, ka thënë se është mashtrim që po cënohët kulla e Sylejman Vokshit.

“Komuna i ka dhënë disa shpjegime. Është mashtrim që ka interesa private prej qeverisjes sime, prej partisë sime, është mashtrim i pastërt. Është të ia kursejmë Komunës 700 mijë deri 1 milion euro. Kjo temë është duke u shfrytëzu për diçka tjetër jo për komunë. Në vitin 2017 ka ardhë një propozim për me shpronsu edhe prona tjera rreth kullës, në atë mbledhje vetëm 6 kanë votru pro”, ka thënë Gjini gjatë mbledhjes së Kuvendit.

Ai më tej shtoi se edhe sot ka asamblist që kanë qenë dhe në atë kohë dhe se kanë pas temë kullën. Gjini i ka bërë thirrje opozitës që të votohet ndryshimi i zonës rreth kullës së Sylejman Vokshit.

“E drejta e juaj është me votu. Nuk e cënoj kullën e Sulejman Vokshit, mos harroni që kanë kalu vite e dekada, deri sa i kanë ra në fije për interesa të veta, iu ka ra në mend. Më të drejtën time ligjore, e lus opozitën që ta votojë ndryshimin, për shkak se Komuna e Gjakovës nuk i ka 1 milion euro me i dhënë për shpronësim, dhe kjo është arsyeja prej fillimit. Vendimi përfundimar për shpronësim është marrë në vitin 2017. Me buxhetin e viti 2018 nuk kanë pasë mjete për shpronësim”, ka deklaruar Gjini.  

Në mbledhje të Kuvendit Komunal është prezente edhe ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se është e pranishme për ta parë “marritë” që po i bën Komuna e Gjakovës. 

Para se të fillonte mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjakovës kanë filluar edhe protestat për Kullën e Sylejman Vokshit. Kjo protestë me moton “mos ma prek kullën”, ka për qëllim kundërshtimin e ndryshimit të zonës përreth kësaj kulle.

https://kallxo.com/fillon-protesta-ne-gjakove-kunder-ndryshimit-i-statusit-te-zones-rreth-kulles-se-sylejman-vokshit/

.