Ish-drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj

Arben Gjukaj rrëfehet për raportet me Sami Lushtakun

Gjykimi lidhur me tenderin gjashtë milionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut, në të cilin janë të akuzuar Sami Lushtaku dhe gjashtë personave të tjerë, ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes nga ana e të akuzuarve.

Të akuzuar për këtë tender janë ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, ish- kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku.

Gjatë kësaj seance mbrojtjen e tyre e kanë dhënë Esat Tahiri dhe ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj kurse Milazim Lushtaku e Driton Pruthi kanë vendosur që të mbrohen në heshtje.

Në dhënien e mbrojtjes ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj foli për një takim të tijin me ish-kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun si dhe për bartjen e autorizimit tek vartësi i tij Remzi Shahini i cili e kishte nënshkruar kontratën për tenderin e KEK-ut.

Në një takim e tij së bashku me Sami Lushtakun të zhvilluar në tetor të vitit 2012, takim për të cilin deklaroi se ka ndodhur pas shpalljes së fituesit të tenderit të KEK-ut, Gjukaj tha se ishte diskutuar për disa investime të cilat KEK-u i kishte bërë në atë kohë në komunën e Skenderaj.

E i pyetur nëse ishte ndjerë ndonjëherë i kërcënuar nga Sami Lushtaku, ai tha se asnjëherë nuk ishte ndjerë i kërcënuar nga Sami Lushtaku dhe se për çdo kërcenim të cilin e kishte pasur kishte bërë kallëzim penal.

“Unë nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar nga ana e Sami Lushtakut. Për çdo kërcënim që kam pasur gjatë gjithë kohës sa kam ushtruar detyrën e drejtorit të KEK-ut, kam bërë kallëzim penal”, deklaroi Gjuraj.

Gjatë marrjes në pyetje, mbrojtësi i të akuzuarit Arben Gjukaj, avokati Ramë Gashi e pyeti të mbrojturin e tij se në çfarë është bazuar ai për përzgjedhjen e zyrtarit tek i cili ka bërë bartjen e autoritetit të drejtorit menaxhues pasi që tha se aktakuza pretendon se i akuzuari e ka autorizuar një person i cili nuk ka pasur të drejtë të bëjë nënshkrimin e kontratës për tenderin e KEK-ut.

Në lidhje me çka i akuzuari tha se personi Remzi Shahini të cilin e kishte përzgjedhur dhe të cilit ja kishte përcjell autorizimin e tij kishte qenë personi më kompetent kjo për shkak të përvojës së tij të mëhershme.

Për të njëjtin tha se edhe më herët kishte nënshkruar kontrata të tilla milionëshe dhe se vetëm gjatë periudhën kohore 2010-2012 janë nënshkruar 22 kontrata me vlerë të madhe nga persona të autorizuar.

“Ka qenë praktikë që edhe për mungesa ditore është nënshkruar kontrata milionëshe nga i autorizuari qoftë edhe me autorizim përmes telefonit. Nga periudha 2010-2012 kanë dalë diku 22 kontrata me vlerë të madhe të nënshkruara nga i autorizuari duke përfshirë edhe personin e apostrofuar Remzi Shahini”, tha Arben Gjukaj i cili shtoi se këtë procedurë e kishte gjetur në korporatë dhe këtë procedurë e kishte zbatuar edhe ai, procedurë për të cilën tha se zbatohet edhe sot.

Gjukaj tha se në bazë të ligjit dhe kontratës së punës, specifikohet se në mungesë të drejtorit apo krye shefit, drejtori është i obliguar që përgjegjësitë dhe detyrat e tij të ja obligoj një vartësi tjetër kjo për arsye të mbarëvajtjes së procesit të punës dhe mos bllokimit të punëve.

E Esat Tahiri njëherësh drejtor i kompanisë “Security Code”, ka deklaruar se në bashkëpunim me kompaninë ËDG kanë hyrë në konsorcium për të aplikuar në tenderin e KEK-ut në lidhje me sigurimin fizik të kësaj korporate, këtë konzorcium tha se e kishte përfaqësuar ai. Për arsyen e hyrjes në konsorcium me kompaninë ËDG deklaroi se kjo ka ndodhur pasi që në dosje të tenderit kishte qenë e specifikuar se duhej qarkullimi bankar prej 2 milion eurove.

Për këtë konsorcium ai tha se i kishte plotësuar të gjitha kushtet që ishin kërkuar nga tenderi.

Në mesin e kërkesave që kishin qenë të parapara në tender deklaroi se ishin kërkuar edhe 10 mbikëqyrës të zonave, kërkesa kjo e cila tha se ishte përmbushur.

Për personat për të cilët kanë qenë të propozuar për të qenë mbikëqyrës të zonave ai tha se nuk ka qenë domosdoshmërisht e nevojshme që paraprakisht të kishin kontratë me kompaninë “Security Code”, dhe se kjo ishte e domosdoshme vetëm pas nënshkrimit të kontratës.

I akuzuari deklaroi se edhe pse ishin shpallur kompania fituesi, nga presioni që kishte ushtruar kompania rivale “Besa Security” dhe gazetat ditore, nuk u ishte mundësuar që ta nënshkruanin kontratën.

“Kjo fazë ka zgjatur para nënshkrimit të kontratës nuk na është lejuar nënshkrimi i kontratës me arsyetimin se nga autoriteti kontraktues janë bërë kërkesa të reja për këtë pikë”, deklaroi Tahiri.

Edhe kërkesat e reja që i kishte kërkuar autoriteti kontraktues, i akuzuari tha se kompania e tij i kishte plotësuar të gjitha.

Pas dorëzimit të dosjes së tenderit dhe pas vlerësimit nga ana e komisionit vlerësues të KEK-ut, i akuzuari tha se të gjitha kompanitë e tjera ishin refuzuar në fazën e parë dhe se konzorciumi “Security Code” dhe ËDG janë vlerësuar si të vetmit të përgjegjshëm.

Esat Tahiri deklaroi se tenderi ishte vlerësuar dy herë nga dy  komisione të ndryshme.

Pasi që KEK-u e ka anuluar tenderin me vendim të Agjencionit Antikorrupsion dhe pasi që kompania “Security Code”, e kishte ushtruar të drejtën e ankesës, OSHP ankesën e kishte aprovuar në atë mënyrë që më pas lënda ishte kthyer në rivlerësim.

“OSHP ka vërtetuar se ankesa jonë është e bazuar dhe ka sqaruar se Agjencioni Antikorrupsion nuk ka të drejtë të nxjerrë vendim për anulimin e tenderit. Pastaj është kthyer lënda përsëri në KEK në rivlerësim dhe është formuar një komision tjetër për vlerësim”, tha Tahiri.

Tutje ai tha se në rivlerësim në garë ishte futur përsëri edhe kompania “Besa Security” për të cilën tha se kishte qenë e eliminuar në fazat paraprake për mos plotësimin e kushteve ndonëse pas rivlerësimit tha se për të dytën herë konzorciumi “Security Code” dhe ËDG ishin shpallur fitues.

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim.

Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese, e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit.

https://kallxo.com/kushtetuesja-refuzon-arben-gjuken-sami-lushtakun-hysni-hoxhen/

Për tenderin e KEK-ut Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar në vitin 2014, ndërsa hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, e aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.

Tender Milionësh për Ish-Truprojën dhe Nipin e Sami Lushtakut

Aktualisht, kjo është aktakuza e dytë që rëndon mbi Sami Lushtakun.

http://kallxo.com/edhe-dy-aktakuza-rendojne-mbi-sami-lushtakun/