Natalya Apostolova. Foto: Zyra e BE-së/Facebook

Apostolova: Malcolm Simmons Nuk ka Paraqitur Prova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, deklaroi se ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili shpërtheu muajin e kaluar në akuza për korrupsion në EULEX, ende nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete.

Këtë deklaratë Apostolova e dha pas diskutimit për kallxuesit në Qendrën e BE-së për Informim, EUICC.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratave të Simmons, Natalia Apostolova, hodhi dyshim mbi pretendimet e këtij të fundit për korrupsion në EULEX, duke thënë se ai nuk ka paraqitur asnjë provë deri më tani.

“Dua të them vetëm se, Z. Simmons në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar t’i specifikojë këto pretendime apo të japë ndonjë provë konkrete mbi rastin. Duke e kujtuar këtë nuk do ta kategorizoj këtë person si kallxues [i korrupsionit] për të cilin e kemi fjalën këtu. Do të ndaloj këtu sepse, siç thashë, nuk jam personi për t’iu përgjigjur kësaj”, tha Apostolova.

Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, e bëri të ditur dorëheqjen e tij në gazetën franceze “Le Monde”, më 16 nëntor, ndërsa EULEX-i ka thënë se ai është duke u hetuar nga ky mision.

http://kallxo.com/dyshime-per-korrupsion-ne-eulex-jep-doreheqje-gjyqtari-simmons/

Ndryshe, dyshimet për korrupsionin në EULEX dhe deklaratat e Simmons kanë vazhduar të jenë temë diskutimi gjatë muajit të kaluar.

http://kallxo.com/haradinaj-cuditet-pse-simmons-nuk-tregoi-kohe-shkeljet-ne-eulex/