Takimi Veseli-Apostolova më 9 nëntor | Foto Kuvendi i Kosovës

Apostolova: Partitë tjera të ndjekin shembullin e Kadri Veselit

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se mirëpret vendimin e djeshëm të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, për lirimin nga detyra të gjithë zyrtarët të partisë të cilët kanë aktakuza.

Sipas një shkrimi në ‘Twitter’, Apostolova ka thënë së pret që këtë vendim ta ndjekin edhe partitë tjera politike në vend.

“E mirëpres vendimin e udhëheqësit të PDK-së që të largojë nga postet publike anëtarët e kësaj partie ndaj të cilës është ngritur aktakuzë. Pres që ky standard të aplikohet në spektrin politik dhe nga gjithë partitë politikë në Kosovë”, ka shkruar ajo.

KALLXO.com ka raportuar dje (19 qershor) së Kadri Veseli vendosi t’i largojë nga pozitat partiake e institucionale personat nga PDK që kanë aktakuzë apo janë të dënuar nga gjykata.