6 shtetasit turq të deportuar nga Kosova për në Turqi

Apostolova: Me Deportimin e Shtetasve Turq Është Shkelur Ligji

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova e ka quajtur shkelje të ligjit deportimin e shtetasve turq nga Kosova.

Pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Europian, Apostolova ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë ku tha se deportimi i shtetasve turq që kanë pasur leje qëndrim në Kosovës është shkelje e ligjit.

Sipas saj shkelja është bërë sidomos për mënyrën se si janë transportuar ata.

Kjo sipas Apostolovës është theksuar edhe në Raportin e Progresit.

Ndryshe muajin e kaluar, 6 shtetas turq janë arrestuar në Kosovë dhe pastaj janë deportuar në Turqi.

Për shkak të deportimit të tyre në Turqi, kanë dhënë dorëheqje ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi./21Media