Takimi Ahmeti-Apostolova | Foto: Komuna e Prishtinës

Apostolova Brengoset për Ajrin e Ndotur

Në një takim me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova u interesua për masat që po ndërmerren për tejkalimin e ndotje sës ajrit në Prishtinë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Komuna e Prishtinës, përveç për ndotje të ajrit, Apostolova në takimin me Ahmetin u interesua edhe për planet e Komunës së Prishtinës për rregullim të infrastrukturës rreth pallatit të Drejtësisë, investimit milionësh të BE-së në Kosovë.

Komunikata sqaroi se Ahmeti e njoftoi Apostolovën me masat që komuna ka ndërmarrë për ulje të ndotjes së ajrit.

“Kryetari Ahmeti shpjegoi se Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë disa masa në uljen e ndotjes së ajrit, siç janë projekti i kogjenerimit për ngrohjen qendrore, mbjelljen e rreth 3000 fidaneve dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbra, reformimin e transportit publik me 51 autobusë të rinj me emitim të ulët të gazrave,” thuhet në komunikatë.

Komunikata bën me dije se Ahmeti deklaroi që ndotjen në Prishtinë po e sjellin termocentralet dhe makinat e vjetra.

Alarmi për ndotje enorme me mikrogrimca të dëmshme e ajrit në Prishtinë u dha që nga fundi i vitit të kaluar, kur disa organizata joqeveritare nxorën në sheshet e kryeqytetit kukulla me mesazhe vetëdijesuese për zvogëlimin e ndotjes.

http://kallxo.com/kukulla-mesazhe-si-vetedijesim-per-ndotjen/

në vitin 2016 në Perishtinë pati 53 ditë me tejkalime të ndotjes së ajrit përtej vlerave të lejuara me legjislacionin e BE-së.

http://kallxo.com/ne-2016-en-53-dite-tejkalime-te-ndotjes/

Në disa raste ndotja në kryeqytetin kosovar tejkaloi edhe ndotjen në Pekin, kryeqytetin e Kinës.

http://kallxo.com/ndotja-e-ajrit-ne-prishtine-shifra-rekorde/

Përveç për zvogëlim të ndotjes së ajrit, Shpend Ahmeti u zotua para Apostolovës se do të rregullohet infrastruktura që e lidh Prishtinën me Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

“Kryetari Ahmeti po ashtu e njoftoi znj. Apostolova për Planin e Mobilitetit, i cili do ta zhvillojë një funksionim të plotë të qarkullimit në qytetin e Prishtinës, nga i cili do të përfitojnë edhe pjesët periferike të qytetit. Në këtë aspekt ai e përmendi edhe Pallatin e Drejtësisë, i cili do të ketë infrastrukturë të rregulluar rrugore dhe linjë të rregullt të transportit publik,” shpjegoi komunikata.

Edhe paraardhësi i Apostolovës në krye të Zyrës së BE-së Samuel Zhbogar i kishte kërkuar Ahmetit rrugë deri në Pallatin e Drejtësisë.

http://kallxo.com/samuel-zhbogar-i-kerkon-shpend-ahmetit-rruge-deri-te-pallati-i-drejtesise/

Për problemet e këtij pallati KALLXO.com shkroi vazhdimisht.