Aposotolova: Ka vija të kuqe në dialogun Kosovë - Serbi

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se nuk është në dijeni se kufijtë janë përmendur diku.

Këtë përgjigje ajo e ka dhënë pasi është pyetur se a po ndryshon fokusi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe se a do të bisedohet gjatë tyre edhe për kufijtë.

“Nuk do të thosha se kufijtë janë përmendur ndokund, por ka pasur një diskutim rreth kufijve që po rri pezull në shumë vende. Ajo që kanë përmendur Përfaqësuesit e Lartë të BE-së është se në këtë dialog ekzistojnë linja të kuqe dhe parime udhëheqëse, e ato janë: parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe – ajo që është shumë e rëndësishme – stabiliteti në rajon”, ka deklaruar Apostolova.

Në intervistën për emisionin “55 minuta”, i cili do të transmetohet sonte në orën 22:00 në RTK 3, ajo ka shtuar se “të gjithë duan të shohim rifillimin e bisedimeve dhe të gjithë duan që tarifat të hiqen”.