Gjykata Themelore e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Apeli verteton aktvendimin e Gjykatës Themelore për hedhjen e akuzës ndaj tetë zyrtarëve policorë

Shkalla e dytë ka hedhur poshtë ankesën e Prokurorisë Themlore të Mitrovicës dhe të akovatëve të cilët kishin bërë ankes kundër aktvendimin të shkallës së parë, për hudhjen poshtë të akuzës ndaj 12 personave, tetë prej të cilëve policë.

Nga 24 persona të dyshuar sa përfshinte kjo aktakuzë për kontrabandë me derivate të naftës, tash kanë mbetur vetëm 12 pasi Gjykata Themelore e Mitrovicës kishte vendosur  t’i hedhë poshtë pretendimet e prokurorisë ndaj disa prej të akuzuarve, në mesin e të cilëve ishin edhe 12 policë.

Ndër 12 të akuzuarit, tani në aktakuzë kanë mbetur 4 zyrtarë policorë.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e ngritur në prill të vitit 2015, ndaj katër zyrtarëve policorë të cilët ngarkohen me veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar është konfirmuar nga Gjykata në Mitrovicë.

Përmes aktvendimit të gjyatës të lëshuar me 28 shtator të këtij viti, kjo gjykatë kishte hedhur poshtë akuzën e Prokurorisë së Mitorvicës ndaj tetë zyrtarëve policor, duke  i vlerësuar kështu si të bazuara kundërshtimet e mbrojtësve të të dyshuarve, raporton KALLXO.

Sipas këtij aktvendimi të siguruar nga KALLXO, gjykata i ka aprovuar si të bazuara kundërshtimet e mbrojtësve të akuzuarve Mustafë Osmanaj, Haxhi Vojvoda, Sllavisha Zhivkoviq, Agron Hyseni, Shukri Basholli, Nexhat Imeri, Avdi Beqiri dhe Nazif Salihi e më pas ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj tyre.

Me këtë vendim edhe ka pushuar procedura penale nën akuzën për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktvendim thuhej se pasi gjykata i ka shqyrtuar gjitha shkresat e lëndës dhe provat që i përmban kjo aktakuzë, ka vlerësuar se kundërshtimet e paraqitura me kërkesë për hedhjen e aktakuzës janë “plotësisht të bazuara”. Gjykata kishte thënë se ka vendosur ta pushojë procedurën penale ndaj tetë të dyshuarve për shkak të mungesës së provave.

Por sipas aktvendimin të siguruar nga KALLXO, Gjykata Themelore e Mitrovicës, i kishte refuzuar si të pabazuara kundërshtimet e mbrojtësve të katër zyrtarëve tjerë policorë, Mentor Dallku, Ruzhdi Kajtazi, Beqir Dajakaj dhe Bedri Haliti, për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Në akuzë thuhet se zyrtarët policorë Dallku, Kajtazi, Dajakaj, Haliti, Osmanaj, Vojvoda, Zhivkoviq, Hyseni, Basholli, Imeri, Beqiri dhe Salihi, akuzoheshin se gjatë muajit marsi dhe prill të vitit 2013 përderisa kanë qenë në orarin e punës duke punuar në pika kontrolli të ndryshme, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre si persona zyrtarë, raporton KALLXO.

Aktakuza thotë se derisa i pandehuri Besim Zeqiri me ndihmësit e tij, kishin derivate të naftës pa autorizim, të njëjtit nga zyrtarët policorë të akuzuar ishin njoftuar mbi gjendjen në rrugë me qëllim që kur rrugët kanë qenë të lira të bëhet transportimi, duke mos i penguar për kryerjen e veprave penale ashtu si kanë qenë të detyruar sipas ligjit.

Për këtë aktvendim të gjyatën së Mitorvicës, punuar nga gjyqtari Avni Mehmeti kishin bërë ankesë në shkallë të dytë Prokuroria Themelore e Mitrovicës dhe mbrojtësite e të akuzuarve Driton Spahija, Mentor Dallku, Ruzhdi Kajtazi, Bedri Haliti dhe Etrit Idrizi.

Por Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuar aneksat e të lartcekurve duke i refuzuar të njëjtat.

Avokatët Natal Bullakaj, Xhafer Maliqi, Lirim Perquku, Bedri Haliti dhe Jusuf Mejzini, kishin bërë ankesë ndaj aktvendimit të lëshuar nga gjykata e Mitrovices, duke kërkuar nga Gjykata e Apelit që të aprovohen ankesat e bëra dhe ndaj të mbrojturve të tyre të hedhet poshtë akuza dhe të pushonte procedura penale.

Në aktvendimin e Apelit siguruar nga KALLXO, sa i përket pretendimeve të mbrojtësve të të pandehurve Spahija, Dallku, Kajtazi, Haliti dhe Idrizi ka thënë se ato nuk janë të bazaura, sepse gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e atakuar për hedhjen e aktakuzës është kujdesuar që në mënyre të drejtë të jap arsyet e mjaftueshme se aktakuza e ngritu nga Prokuria e Mitrovicës kundër të pandehurve të lartcekur ka prova të mjaftueshme të cilat e mbështesin dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepat penale për të cilat akuzohen, ndërsa tani nuk ka argumente bindëse për të cilat mund të hedhet aktakuza, raporton KALLXO.

Kurse sa i përket ankesës së prokurrisë përmes së cilës ajo kishte pretenduar se për të pandehurit Mustafë Osmanaj, Haxhi Vojvoda, Sllavisha Zhivkoviq, Agron Hyseni, Shukri Basholli, Nexhat Imeri, Avdi Beqiri dhe Nazif Salihi për të cilët Gjykata e Mitrovicës kishte hedhur posht aktakuzën duke pushuar procedurën penale ndaj të njejtëve, prokuoria pretendonte se ende ekziton dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kishin kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin, gjykata e aplet e ka vlerësuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë.

Apeli në arsyetimin e saj ka shtuar se gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e atakuar për hedhjen e akuzës është kujdesaur sipas detyrës zyratre të vlerësoj drejtë dhe në mënyre të artikulueshme ka dhënë arsye të mjafteshme për aktvendimin e saj lidhur më hedhjen e akuzës .

KALLXO kishte raportuar edhe më herët lidhur me aktvendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, me të cilin ishtë vertëtuar akuza ndaj katër zyrtarëve policor .

https://kallxo.com/tkurret-aktakuza-ndaj-policeve-per-shitblerje-te-naftes-ne-mitrovice/

.